Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karateistët nisin betejat për Lojëra Olimpike

Orges Arifi ka pasur një ditë plot luftëra të forta në turneun Karate 1 - Premier League, që të premten nisi në Paris, shkruan sot Koha Ditore.

"Paris Open" është turneu i parë i madh i vitit në karate dhe prej garave më prestigjioze në këtë sport luftarak, që do të debutojë në Lojëra Olimpike në "Tokio 2020". Sipas klubit Ippon nga Prishtina, që është klubi i Arifit, gara që nisi të premten është edhe beteja e parë e karateistëve për kualifikim në Lojërat Olimpike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arifi në fund u rendit i nënti, por mori sinjale se mund të arrijë normën olimpike, që për atë personalisht, por edhe për karatenë kosovare në përgjithësi do të ishte sukses shumë i madh. Arifi garoi në kategorinë deri 60 kilogramë dhe nisi me fitore 2:1 ndaj francezit Adam Jacqueray. Më pas pati luftë të fortë me garuesin më të mirë të kategorisë, brazilianin Douglas Brose.

Brose shkoi tutje pas një lufte të barabartë, ndërsa falë suksesit të tij, Arifi fitoi rastin në repesazh. Lufta me brazilianin përfundoi baras (0:0) në kohën e rregullt, ndërsa gjyqtarët vendosën me unanimitet që t'ia japin fitoren Broses. Në repesazh e kaloi rumunin Emil Iancu e më pas u ndalë nga Jovanni Martinez i Venezuelës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).