Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lideri i Ishujve Faroe çmon Kosovën për talentin që ka

Forca e përfaqësueses së Kosovës në futboll vlerësohet shumë më e madhe se që ishte në ndeshjen miqësore ndaj Ishujve Faroe, të luajtur më 3 qershor të vitit 2016 në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë forca e përfaqësueses së Ishujve Faroe vlerësohet e përafërt me atë të asaj ndeshje. Thuajse të gjithë lojtarët që luajtën për Ishujt Faroe kundër Kosovës, vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj përfaqësuese. Ndërkohë, Kosova ka plot emra të rinj në krahasim me atë takim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëri prej lojtarëve që luajti për Ishujt Faroe ndaj Kosovës në Frankfurt është Hallur Hansson. Mesfushori 25-vjeçar është prej lojtarëve më të vlerësuar tek Ishujt Faroe. Është prej më të shtrenjtëve dhe në mesin e pak lojtarëve që luajnë në klube të mira të vendeve të tjera. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).