Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane beson se mund ta rikthejë formën e Realit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pohuar se do të largohej nesër nëse nuk do të besonte se mund të përmirësojë formën e ekipit të tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Reali është 19 pikë prapa liderit Barcelonës ndërsa të mërkurën u eliminua nga Kupa e Mbretit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zidane është në presion për punën e tij, por francezi ka insistuar se ekipi është i gatshëm që të rikthejë formën e mirë.

“Nëse do të mendoja se gjërat nuk do të funksionin, do të largohesha nesër”, ka thënë Zidane.

“Në futboll ka momente të mira dhe të këqija, kam dëshirë që të ndryshojë situatën. Ndjehem i fuqishëm për këtë, për ndryshe do të jetë problem”.