Borussia Dortmund raportohet se është nervozuar me refuzimet e Arsenalit që të ofrojë çmimin e kërkuar për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas “Goal”, klubi anglez ka arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa me Dortmundin po ka probleme të gjejë gjuhën e pajtimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Topçinjtë” tashmë kanë dërguar dy oferta prej 50 dhe 58 milionë euro, por ato janë refuzuar.
Dortmundi kërkon 70 milionë euro, por një marrëveshje pritet të arrihet edhe nëse oferta është rreth 65 milionë euro.
Olivier Giroud është përfshirë në bisedime, me Dortmundin që dëshiron ta huazojë.
“Gjithçka mund të ndodhë në ditët e ardhshme”, ka thënë një burim i afërt i Giroudit për “Goal”. “E vetmja gjë konkrete që dihet është se Dortmundi nuk po pajtohet me ofertën e Arsenalit. Kjo ka shumë pasoja”.