Florent Hasani nuk do të jetë më pjesë e Trepçës ’89 e as futbollit të Kosovës.
Futbollisti nga Vushtrria, do të transferohet në elitën e futbollit të Hungarisë te skuadra e Diosgyori VTK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë e tillë është bërë e ditur nga 89-shi përmes faqes zyrtare në “Facebook”, ku kanë njoftuar për ndarjen me mesfushorin kualitativ.
Sipas njoftimit, presidenti i klubit nga Mitrovica, Abedin Zeka është marr vesh me klubin hungarez për shitjen e Hasanit e ku shuma e transferimit ende nuk dihet.
Largimin nga 89-shi e ka pohuar për KTV-në edhe vet futbollisti, i cili nuk ka dashur të flas më shumë para se të nënshkruajë kontratën me Diosgyorin.
Florent Hasani ka qenë ndër futbollistët më të mirë të Trepçë ’89, ku ka kontribuar në titullin e parë në histori të klubit mitrovicas.
Ai u shpall lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2017, pas paraqitjeve fantastike me 89-shin dhe Kosovën U21.