Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi pranon ta huazojë Giroudin si zëvendësues të Aubameyangut

Borussia Dortmundi raportohet se ka pranuar që sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet në afatin kalimtar të janarit dhe menjëherë po kërkon zëvendësues të tij.

Sulmuesi i Gabonit pritet të kalojë tek Arsenali, ndërsa gjermanët po duan si zëvendësim të tij Olivier Giroudin e “Topçinjve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Bild”, Dortmundi do të paguajë 1.5 milionë euro që të sigurojë shërbimet e francezit në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Marrëveshja pritet të kënaqë të gjitha palët, me Dortmundin që kërkon së paku 60 milionë funte për Aubameyangun.