Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë përgjegjësinë për eliminimin nga Kupa e Mbretit nga ekipi që kurrë më parë nuk ka arritur çerekfinalen dhe që deri para katër sezoneve luante në ligën e tretë spanjolle.
Trajneri francez, i cili e pushoi Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale në ndeshjen kur Reali është dashur të mbrojë rezultatin 1 me 0 nga ndeshja e parë me Leganes, ka thënë se është përgjegjës për dështimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk luajtëm ndeshjen, mbi të gjitha në pjesën e parë është dashur të luajmë [mirë]. Nuk luajtëm mirë në stadiumin e tyre, por fituam 1 me 0 ndërsa sonte nuk luajtëm lojën që është dashur. Ishte shumë e vështirë. Ishte natë e vështirë. Kishim 90 minuta për ta kryer një punë dhe nuk arritëm këtë”, ka thënë Zidane.