Rikthehet futbolli me Kupën e Kosovës në 1/8 e finales, me përballjet që do të zhvillohen në fundjavë, pas një pushimi të gjatë dimëror, raporton KTV.
Kampioni i Kosovës në ligë, Feronikeli, do të përballet me Llapin. Për Niklin mund të thuhet se nuk e nisi mirë sezonin vjeshtor, por e njëjta nuk vlen për llapjanët, të cilët gjysmësezonin e parë e përfunduan si nënkampion, me tri pikë më pak se lideri, Trepça ’89. Por me përforcimet e të dyja skuadrave, padyshim se pritet një lojë tejet interesante, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet tjera që janë në program gjatë ditës së shtunë janë Ferizaj – Gjilani, Hajvalia - Trepça ’89, derisa Drenica e pret KEK-un.
Ndeshja kryesore e çerekfinaleve që zhvillohen të dielën është padyshim ajo ndërmjet Besës dhe Dritës. Të dyja skuadrat janë përforcuar shumë gjatë afatit kalimtar dimëror. Drita e kërkon shpëtimin e sezonit me një triumf të mundshëm në Kupë, pasi në Ligë pozicionohen në vendin e 10-të, me shtatë pikë më shumë se vendi i fundit.
Në takimet tjera, fituesja e Kupës vitin që shkoi, Prishtina, do të ketë punë paksa më të lehtë edhe pse luan në shtëpi të Vëllaznimit në Gjakovë, Liria e pret skuadrën Bashkimi Koretin, ndërsa kampioni i Ligës së Parë, Flamurtari, e pret Trepçën në kryeqytet.