Pas suksesit që shënuan në Grand Prix të Tunizisë xhudistët kosovarë kanë shënuar ngritje në ranglistën e re Botërore.
Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë arriti të marrë medaljen e artë në Tunizi, përderisa medaljen e argjendtë e rrëmbyen Distria Krasniqi, 52 kilogramë, si dhe Akil Gjakova në 73 kilogramë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgritjen më të madhe e ka shënuar Akil Gjakova, i cili është ngritur për 14 vende dhe tani mban vendin e 17 me 1465 pikë.
Distria Krasniqi është ngritur për tre pozita, dhe tani në vendin e katërt ka 3800 pikë. Në të njëjtën kategori kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka pësuar rënie për një pozitë, dhe tani mban vendin e shtatë me 3520 pikë. Kujtojmë se Kelmendi nuk ka garuar në Grand Prix të Tunizisë.
Kurse medalistja e artë në Tunizi, Nora Gjakova është ngritur për një pozitë. Ajo mban vendin e gjashtë me 3390 pikë në kategorinë 57 kilogramë.
{gallery}