Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Azerbajxhani anulon miqësoren me Kosovën

Azerbajxhani ka anuluar miqësoren me Kosovën që pritej të zhvillohej më 2 shkurt shkaku i shortit të Ligës së Kombeve që ka përcaktuar që këto dy përfaqësuese të jenë në të njëjtin grup.

Shorti sot ka përcaktuar që Kosova të jetë në grupin e tretë të Ligës D së bashku me Maltën, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Federata e Azerbajxhanit ka njoftuar për anulimin e miqësores pas një takimi që krerët e dy federatave e kanë mbajtur në Llozanë të Zvicrës.