Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk dorëzohet Arsenali, ofron 50.9 milionë funte për Aubameyangun

Arsenali nuk është duke hequr dorë nga sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dhe i ka ofruar Dortmundit 50.9 milionë funte, për ta zëvendësuar sulmuesin e larguar te Manchester United, Alexis Sanchez, raporton “Daily Mail”.

Borussia Dortmund ka vendosur që të nxjerrë çmimin më të mirë për sulmuesin nga Gaboni, pasi fillimisht ua ka refuzuar “Revolveristëve” ofertën e parë prej 43 milionë funteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Olivier Giroud po ashtu mund të jetë pjesë e negociatave, pasi Dortmundi do të mundohet që menjëherë të gjejë një zëvendësim për top-shënuesin milioner, Aubameyang.