LeBron James në ndeshjen e fundit u bë lojtari i shtatë në historinë e NBA ligës amerikane që e arrin shifrën e 30.000 pikëve të realizuara, por Cleveland Cavaliers u mposht nga San Antonio Spurs me shifrat, 114:102.
Mbreti James e përfundoi takimin me 28 pikë, dhe është basketbollisti më i ri që e arrin këtë numër me 33 vjet e 24 ditë, duke e kaluar legjendën Kobe Bryant me 34 vjet e 104 ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSan Antonio lujati pa yjet e ekipit Kawhi Leonard, Pau Gasol, Manu Ginobili dhe Rudy Gay, por në formë tejet të mirë ishte LaMarcus Aldridge që realizoi 30 pikë, ndërsa Murray ndihmoi me dyshifror të dyfishtë prej 19 pikësh e 10-të kërcimesh, kurse Tony Parker shtoi 14 të tjera. Kjo ishte fitorja e 31-të e San Antonios, kurse Cleveland pëson për herë të 19-të.