Kryetari Fadil Vokrri dhe zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të martën janë nisur drejt Llozanës për të qenë të pranishëm në hedhjen e shortit për garën debutuese të UEFA-s - Ligën e Kombeve.
Ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet të mërkurën dhe nis në orën 12:00, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova do të jetë pjesë e Ligës D, më të dobëtes nga katër sa janë dhe Vokrri nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtarët. Sipas tij, nuk mund të ketë "grup të vdekjes", pasi të gjithë kundërshtarët janë të përballueshëm për Kosovën.
Por, mund të ketë "grup problematik".
Kosova është në vazon e katërt dhe në tri vazot e para nga do të fitojë nga një përfaqësuese për rivale në grup, ka shumë të vendeve që janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të mundë t'i nxirrnin probleme Kosovës për ndeshjet si mysafir. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).