Është e lehtë të harrohet se sa i talentuar është Lionel Messi kur sulmuesi i Barcelonës performon në mënyrë konstante në nivel të lartë. Thjesht nga ai priten mrekulli në çdo ndeshje.
Mirëpo, herë pas here edhe Messi befason, duke dhënë performanca të mëdha, përtej standardit që ka vënë vetë. Këtë e përjetuan në lëkurën e tyre lojtarët e Betisit të dielën mbrëma, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona shkatërroi Betisin në udhëtim me shifrat 5:0, ndërsa Messi realizoi dy gola dhe asistoi një gol për Luis Suarezin.
"Duhet të shijoni Messin. Jemi duke jetuar në të njëjtën kohë me të dhe thjesht duhet të shijojmë atë", ka thënë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. "Jam përballur me të në të kaluarën dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë. Tash mund të shijoj atë. Është spektakolare të shohësh atë çdo ditë. Ai është lojtari më i mirë aty dhe më i miri që do të jetë ndonjëherë".
Pas një pjese të parë të ngushtë, sulmuesi argjentinas rriti ritmin dhe i vetëm shkatërroi mbrojtjen e Betisit... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)