Në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive në Kosovë, do të ndërtohen 12 fusha ndihmëse për klubet e Superligës në futbollin e Kosovës.
Këto investime do të realizohen në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, Skenderaj, Drenas, Gjakovë dhe Viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç njofton një komunikatë nga MKRS, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u takua me krerët e komunave, klubet e të cilave zhvillojnë garat e tyre në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë 1,2 milionë euro, nga 100 mijë euro për secilën fushë ndihmëse. Ky investim kapital në tërësi do të ketë vlerën e tre milionë eurove ku FFK-ja do të investojë në secilën fushë ndihmëse nga 120 mijë euro ndërsa komunat përkatëse do të investojnë nga 30 mijë euro në këto fusha. Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë euro.
Për projektet në fjalë do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi tri palësh MKRS-FFK-Komunat, dhe kjo gjë pritet të ndodh në ditët në vijim ku do të përshkruhen edhe detajet e projektit.
Ministri Gashi e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëinvestim sepse ai do të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e ushtrimeve dhe përgatitjen e futbollistëve dhe do të mundësojë ruajtjen e terreneve të stadiumeve.