Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se Stefan de Vrij është i gatshëm që të vazhdojë kontratën e tij, ndërsa thekson se klauzola e tij është valide.
Kontrata aktuale e mbrojtësit holandez i skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa kërkohet nga gjigantët evropian Inter, Juventus, Napoli, Manchester United, Liverpool, Barcelona dhe Real Madridi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se në marrrëveshjen e re ai do të ketë klauzolë prej 25 milionë eurosh.
“Kluazola do të jetë valide për klubet brenda dhe jashtë Italisë. Sot po provojmë të fokusohemi në futboll dhe të fillojmë fuqishëm, sepse Chievo na ka shkaktuar probleme të mëdha gjatë viteve”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.