Lojërat Olimpike Dimërore të muajit të ardhshëm janë përqendrimi i menjëhershëm i Suedisë, por vendi është tashmë duke stërvitur gjeneratën e ardhshme të sportistëve të sporteve të dimrit me programe speciale nëpër shkolla të mesme ku kombinohen sporti dhe edukimi.
Në gjimnazin Jamtlands në Ostersund, rreth 550 kilometra në veri të Stockholmit, skitarët e rinj premtues dhe ata të biathlonit stërvitin katër mëngjese në javë nga trajnerët e nivelit më të lartë në një arenë lokale të skijimit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKthehen në shkollë në kohën e drekës, mbushin pjatat me pasta dhe sallata në byfe për të ngrënë, para se të kthehen në orët e mësimit.
Dhe pasi të përfundojnë orët e mësimit, ata kthehen në palestër fitnesi për të ushtruar në forcë dhe kondicion, para se të përfundojnë detyrat e shtëpisë e më pas të bien në shtrat për të përfunduar një ditë të gjatë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).