Selvarani Kanagarasu, një punonjëse me pagesë ditore nga shteti jugor i Indisë, Tamil Nadu, ka braktisur idenë për martesë në mënyrë që ajo të kujdeset për një dem që ka fituar shumë çmime në një sport.
Zonja Kanagarasu që tash është 48-vjeçare, ishte tinejxhere kur vendosi të shkojë hapave të babait dhe gjyshit, të cilët kishin rritur dema që kanë garuar në sportin tradicional të Indisë – Jallikattu, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJallikattu është sport shumë i popullarizuar, i cili me shekuj praktikohet në Indi, veçanërisht gjatë muajit janar për festivalin e korrjeve. Mijëra burra i ndjekin demat për të rrëmbyer çmimet që janë të lidhura për brirët e tyre.
Pjesëmarrësit në garë mbahen për gungën në shpinën e demave dhe ashtu duhet të qëndrojnë për disa metra. Nëse dështojnë, atëherë demi shpallet fitues dhe Ramu është një fitues i madh.
Ky sport ka pauzuar dy vjetët e fundit për shkak të vendimit nga Gjykata Supreme e Indisë që të mos torturohen kafshët...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).