Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi thotë se në Tunizi i mungoi fati

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka thënë se i ka munguar fati për të marrë të artën sot në Grand Prix të Tunizisë. Ajo u ndal në finale nga Jessica Pereira për të marrë medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

“Mund të them se garën e fillova shumë mirë. E dominova luftën e parë dhe të gjitha luftërat pas saj. Edhe në luftën e fundit isha më e mirë deri në minutën e fundit kur kundërshtarja shënoi dy wazzari”, ka thënë Krasniqi, direkt nga Tunizia në “Interaktiv të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me brazilianen ajo ka luftuar edhe më parë.

“Gjithmonë kanë qenë luftëra të vështira sepse është një garuese e fortë, e fuqishme dhe tejet e papërshtatshme. Kësaj here nuk isha me fat”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka folur edhe për mungesën e Driton Kukës në garën e sotme.

“Toni na mungon gjithnjë në gara, sepse në çdo luftë e dëgjoj vazhdimisht kur më këshillon. Megjithatë këshillat e tij janë vlefshme edhe përmes SMS-ve”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se synimet e saj janë që të marrë medalje për seniorë në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror, si dhe grumbullimin e sa më shumë pikëve për normën olimpike.

“Muajin tjetër është Grand Prix i Parisit dhe pres që të marrë medalje edhe atje”, ka thënë ajo.