Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjakova e lumtur që iu revanshua koreanes dhe që u ngjit në piedestal

Nora Gjakova në një intervistë në Interaktiv është shprehur shumë e lumtur që arriti t’i revanshohej xhudistet koreane, Youjeong Kwon, ndërsa është krenare që ishte në krye të podiumit.

Gjakova në finale e mposhti Kwonin, për të rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix të Tunizisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se mposhtja e koreanes demonstron punën e madhe që ka bërë me trajnerin Driton Kuka.

“Si gjithmonë shumë e mirë, është ndjenjë e veçantë kur je në krye të podiumit sidomos pas ndeshjeve të forta që pata. Për mu kjo medalje nuk do të kishte ardhur sikur nuk të mos e kisha fituar duelin ndaj koreanes. Ndaj saj kam pas bilanc negativ e pikërisht ky meç më dha medaljen e artë. Për këtë kam punuar shumë me trajnerin dhe arrita të demonstroj punën që kemi bërë”, është shprehur Gjakova në Interaktiv.

Ajo ka theksuar se ndeshjet e para ishin pa presion pasi edhe më parë kishte fituar ndaj tyre.

“Realisht ishte ndeshja më e fortë. Ndeshjet e para ishin pa presion pasi edhe më parë i kam mposhtur, prandaj kam pas vetëbesim ndaj tyre”, është shprehur Gjakova.

Gjakova ka shtuar se tani do të përgatiten për garat e ardhshme, përderisa shpreson që të ngritet në ranglistën botërore pas këtij suksesi.

“Pas kësaj gare do të garojmë në Paris e më vonë fillojmë përgatitjet për Evropian. Për normën olimpike ende nuk kemi filluar garat, ndërsa këto janë gara për ranglistën botërore. Jam e shtata në kategorinë 57 kilogramë dhe me këto 700 pikë do të ngritëm në ranglistën botërore”, ka thënë Gjakova.