Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Haradinaj uron Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin për medaljet e fituara sot në Tunizi.

“Flamuri i Kosovës u ngrit edhe sonte në Tunizi, ku në garat e xhudos ‘Tunis Grand Prix 2018’ Nora Gjakova fitoi medajlen e artë dhe Distria Krasniqi medaljen e argjendtë. I uroj nga zemra vajzat tona, pa harruar edhe trajnerin e palodhshëm Driton Kuka. Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është dalë e dyta më e mirë në Grand Prix të Tunizisë që u zhvillua sot.

Ndërkaq, Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix.