Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Berisha premton gola ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes me Islandën.

Për më shumë së një orë, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka parë nga afër formën e lojtarëve të ftuar për duelin me islandezët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, i cili për herë të parë vesh fanellën e Kosovës, tha se është i gatshëm për duelin me Islandën, raporton KP.

Ai premton se do të jap më të mirën në këtë ndeshje.

“Është hera e parë që mbaj stërvitje me Kosovën. Stërvitja ka shkuar mirë dhe do të mundohemi të japim më të mirën në këtë ndeshje. Nuk e kam problem të shënoj gola, sepse kjo është puna ime”, tha Berisha.