Asnjë prej dhjetë shpresave olimpike e paraolimpike të përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nuk ka marrë bursë gjatë vitit 2017 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), shkruan sot Koha Ditore.
Bursat ka pak vite që ndahen për sportistët e rinj me potencial dhe janë në vlerë 150 euro në muaj, shumë nën pagën mesatare në Kosovë, por as ato mjete, 10 përfituesit nuk i morën gjatë vitit 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi, KOK-u ka dorëzuar në MKRS një listë tjetër me 10 sportistë për vitin 2018, por edhe ata pritet të mos marrin asnjë cent.
Kjo pasi, së shpejti shpresohet të bëhet kategorizimi i sporteve dhe formë e përkrahjes për talentet nëpërmjet bursave të eliminohet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).