Championshipi është liga e tretë më e shikuar në futbollin evropian, duke lënë prapa ligat e fuqishme si La Liga e Serie A.
Vendin e parë e mban Premier Liga me më shumë se 13 milionë shikues në stadiume për sezonin 2016-17, kurse e dyta është Bundesliga me mbi 12 milionë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër sezonin 2016-17 liga e dytë angleze pati shikueshmëri mbi 11 milionë, përderisa e katërta është La Liga me mbi 10 milionë. Serie A mban vendin e pestë me mbi 8 milionë.
Kurse sa i përket klubeve është Barcelona me shikueshmërinë më të lartë. Në Camp Nou gjatë atij sezoni pati mesatarisht 78,034 tifozë, e ndjekur nga Unitedi me 75,290 tifozë.
Prej klubeve italiane vetëm Interi është në top 20-she, ajo mban vendin e 15 me një mesatare prej 46,622 tifozë në San Siro.