FIFA ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve.
Ndonëse në këtë periudhë nuk ka pasur asnjë ndeshje për të luajtur, Kosova ka rënë në pozitën e 178 në renditjen e re të FIFA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja jonë ishte e 177-ta një muaj më parë, por ngjitja marramendëse e Kuvajtit që ka kaluar 15 vende ka bërë që ‘Dardanët’ të bien më poshtë, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, kombëtarja e Shqipërisë ka përfituar me renditjen e re, pasi që është ngjitur nga vendi i 62-të në pozitën 60.
Top 10-shja mbetet e pandryshuar ku kryeson Gjermania, e përcjellë me radhë nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.