Sulmuesi Atdhe Nuhiu po qëndronte i ulur në hollin e hotelit "Emerald", ku të hënën është bërë grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës. Pak metra më larg në këmbë po qëndronte Alban Pnishi. Pnishi ishte ai që bëri disa hapa për t'ia zgjatur dorën Nuhiut, që për herë të parë iu bashkua Kosovës. Shtrëngimi i duarve ishte i fortë.
"Përshëndetje, unë jam Albani", iu drejtua Pnishi. Njëjtë ia ktheu edhe Nuhiu. "Unë jam Atdheu". Me disa lojtarë njoftohej edhe Besart Berisha, që gjithashtu për herë të parë është grumbulluar me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe disa që nuk i kishte takuar në Turqi u njoftua edhe Donis Avdijaj. Por kjo pak kishte rëndësi. E rëndësishme për të gjithë ishte që të bashkuar të luajnë fort kundër Islandës. Frymë pozitive reflektonte edhe te lojtarët e tjerë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.