Mjeshtrit ndërkombëtar në shah, Nderim Saraçi, i mbeti merak që nuk pati mundësinë ta shohë nga afër kampionatin individual të Kosovës për femra, që në fundjavë u mbajt ne Prishtinë. Dhe, do të kënaqej po të ishte prezent.
Gjashtë prej 13 garueseve që morën pjesë në kampionatin individual, që ishte edhe i pari për të gjitha moshat, ishin të familjes Saraçi. Dhe, si në xhiron e gjashtë, ashtu edhe në të shtatën pati duel edhe ndërmjet vajzave të axhallarëve, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojën ndërmjet Lorenda Saraçit dhe Nita Saraçit e fitoi kjo e fundit, kurse atë ndërmjet Ndriqona Saraçit dhe Lorida Saraçit e fitoi e para. Pjesëmarrëse ishin edhe Rinesa dhe Sara Saraçi.
"Lojërat që i luaj me Ndriqonen në shumicën e rasteve dalin pat, por ndonjë lojë më shumë e fiton Ndriqona. Ne kemi pasur fatin që familjarisht luajmë shah dhe kjo realisht ka qenë përparësi për ne që edhe të jemi pjesë e garave", ka thënë Nita... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e së martës në Koha Ditore)