Media të ndryshme në Azerbajxhan janë munduar t'i japin kah politik miqësores me Kosovën, ndërkohë që në përfaqësuesen e Kosovës në futboll janë të koncentruar për të nxjerrë më të mirën e mundshme nga ndeshja që do të luhet më 2 shkurt në Antalya të Turqisë.
Të hënën është zyrtarizuar ndeshja miqësore ndërmjet përfaqësueseve të Azerbajxhanit dhe Kosovës, ndërsa "dardanët" në këtë sfidë, që do të luhet në bregdetin turk, do të paraqiten me lojtarë të klubeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtruesi i detyrës i përzgjedhësit të Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për përfitimet që lojtarët e klubeve kosovare, sidomos ata më të rinj dhe me potencial për përfaqësuese, do të kenë nga kjo sfidë.
Azerbajxhani nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe këtë fakt janë munduar ta shfrytëzojnë media të këtij vendi për t'i dhënë ngjyrë politike miqësores. Ka pasur pyetje se pse Federata e Futbollit e Azerbajxhanit e ka zgjedhur për kundërshtar në miqësore përfaqësuesen e një vendi që nuk e njeh Azerbajxhani. Shpjegime për këtë janë dhënë nga federata azerbajxhanase, derisa kjo nuk është temë për përfaqësuesen e Kosovës... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)