Pjesa e parë e edicionit 2017/18 të Bundesligës u shënua me protestat e tifozëve të skuadrave nëpër tribuna, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre në rritjen e komercializimit të lojës së futbollit.
Protestat e tifozëve po vazhdojnë edhe në pjesën e dytë të këtij edicioni, por me një pakënaqësi tjetër: ndeshjet e të hënave mbrëma në Bundesligë, shkruan AFP, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qershor të vitit 2016, liga e futbollit të Gjermanisë (DFL) pati njoftuar se pesë ndeshje të Bundesligës në edicionin 2017/18 do të zhvillohen të hënave mbrëma kurse të dielën janë zyrtarizuar edhe tri çiftet e para: Eintracht Frankfurt - RB Leipzig (19 shkurt), Borussia Dortmund - Augsburg (26 shkurt) dhe Werder Bremen - Koeln (12 mars).
Sipas DFL-së, e hëna është caktuar për t'i dhënë ekipeve që marrin pjesë në Ligën e Evropës një ditë shtesë pushimi, por tifozët janë të bindur se kjo është vetëm për të mirën e transmetuesve televizivë dhe nuk ka asnjë lidhje me tifozët që janë të pranishëm në tribuna për të mbështetur ekipin e zemrës.
Si pasojë e kësaj tifozët e Borussia Dortmundit tashmë kanë njoftuar se do ta bojkotojnë totalisht ndeshjen në shtëpi kundër Augsburgut që zhvillohet prej orës 20:30... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)