Skuadra e Newcastles i ka bërë ofertë Napolit për portierin spanjoll Pepe Reina.
Mediumet angleze kanë raportuar të dielën se Newcastle ka ofruar 12 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Reinas gjatë këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReina pëlqehet nga trajneri i Newcastles, Rafael Benitez, që e kërkon me çdo kusht, transmeton “Koha Ditore”. Gjasat janë të mëdha që Reina të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi ka kontratë me Napolin vetëm deri në fund të këtij edicioni.
35-vjeçari më herët ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën me ekipin italian. Reina prej vitit 2015 është te Napoli, kurse ka qenë pjesë e skuadrave evropiane si Bayern Muenchen, Liverpool, Villarreal e Barcelona.