Barcelona ka mposhtur Real Sociedadin duke bërë një përmbysje fantastike.
Katalonasit arritën të marrin fitoren e parë në La Ligë në Estadio Anoeta që prej vitit 2007, duke fituar 2 me 4.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSociedadi doli i pari në epërsi përmes Willian Joses në minutën e 11-të, ndërsa Juanmi dyfishoi epërsinë 23 minuta më pas. Paulinho ngushtoi rezultatin në pjesën e parë, para se Luis Suarez me dy gola dhe Lionel Messi me një tjetër të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë.
Në tabelë, Barça ka 51 pikë në pozitën e parë dhe mbetet nëntë pikë para Atletico Madridit që e ndjek. Valencia është e treta me 40 pikë, kurse rivali i madh i Barcelonës, Reali ka vetëm 39 pikë në pozitën e katërt.