Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Alexis Sanchez do të vendosë për të ardhmen në dy ditët e ardhshme.
Kiliani besohet se është shumë afër kalimit në Manchester. Dy ekipet e Manchesterit, Unitedi dhe City janë në garë për shërbimet e tij, ndërsa Unitedi thuhet se ka fituar këtë betejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSanchez nuk ishte në ekipin e Arsenalit në humbjen 2 me 1 nga Bournemouthi të dielën. Tani Wenger ka bërë të ditur se për të ardhmen e Wengerit do të vendoset në 48 orët e ardhshme.
“Mund të ndodhë sot, ose nesër, ose fare. Për këtë nuk e mora me vete, që të ketë mundësi të udhëtojë diku tjetër. Është në pritje andaj nuk e mora”, ka thënë Wenger për SkySport.
Sipas raportimeve të fundit, Pierre-Emerick Aubameyang i Dortmundit do të jetë lojtari i cili do ta zëvendësojë Sanchezin në Londër.
28-vjeçari mungoi në ndeshjen e fundit të Dortmundit për shkak të çështjeve disiplinore.