Mesfushori kosovar, Mërgim Brahimi është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës greke, Panionios.
“Panionios konfirmon bashkëpunimin me futbollistin Mërgim Brahimi. Përfaqësuesi i Kosovës ka nënshkruar të dielën kontratë dhe do ta bartë numrin ‘9’”, thuhet në faqen zyrtare të klubit grek, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-futbollisti i Grasshoppersit është shprehur i lumtur për këtë transferim.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Panioniosin. S’më pritet të filloj punën me ekipin e ri, trajnerin e bashkëlojtarët. Me punë të madhe besoj se do ta përfundojmë vitin në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë ai.