Jo shumë vite më parë turnetë kryesorë për seniorë në pinpong fitoheshin nga garues veteranë, ndër të tjera edhe nga të tillë që ishin pjesë e federatës, si drejtues apo trajnerë.
Në dhjetor, gati befasisht, ishte një 14-vjeçar që fitoi turneun kryesor të vitit në pingpong. Ishte Fatih Karabaxhaku që fitoi turneun Top 12 për seniorë, që vlerësohet turneu më i vështirë i vitit nga Federata e Pinpongut të Kosovës (FPPK), shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarabaxhaku kështu është bërë fituesi më i ri i këtij turneu, në vitet e pasluftës. Në turne munguan disa prej pingpongistëve më të mirë të vendit, por sipas FPPK-së kjo assesi nuk zvogëloi vlerën e rezultatit të sportistit të ri prizrenas.
Dhe më shumë se si sukses individual, triumfi i Karabaxhakut u vlerësua shpresë për pinpongun kosovar. Shpresë që në Kosovë po del një gjeneratë e re e pinpongistëve që mund të ngrenë nivelin e këtij sporti në një shkallë më të lartë....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).