Një autobus plot me fëmijë, e që ëndërrojnë një ditë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit, po bënte rrugën për Shqipëri në ditët e fundit të dhjetorit.
Ishin fëmijë e të rinj të shkollës së futbollit “Lushta” nga Mitrovica. Së bashku me ta ishte fotografi i shkollës e po ashtu treshja e trajnerëve, Seid Onbashi, Shpëtim Fetahu e Emin Baliqi, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tre këta janë emra të njohur të futbollit mitrovicas. Më shumë se dy dekada më parë, Onbashi, Fetahu e Baliqi kanë bërë udhëtime të tilla të përbashkëta kur ishin vetë fëmijë dhe në fillim të karrierës si lojtarë. Në Shqipëri nuk kanë shkuar, por kanë udhëtuar brenda Kosovës për të "ndjekur" ëndrrën e tyre të futbollit.
Shumë ndeshje, shumë stërvitje, kanë në këmbët e tyre Onbashi, Fetahu e Baliqi. Por dallojnë paksa prej lojtarëve të tjerë të vendit. Shoqërinë që e kanë krijuar në moshë fare të re, e mbajnë ende. Është shoqëri e lidhur përmes futbollit dhe që vazhdon në futboll...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).