Plot 49 lëvizje të lojtarëve janë regjistruar në afatin kalimtar të dimrit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që u mbyll të premten mbrëma.
Afati është mbyllur një ditë para vazhdimit të kampionatit në Superligë, ndërsa lëvizjet e lojtarëve janë të mëdha sidomos në klubet elitare, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej klubeve më aktive ishte Trepça që ka regjistruar shtatë lojtarë të rinj. Mitrovicasit kanë kthyer Samir Zekiqin, Imer e Arian Tahirin dhe Besnik Azemin, ndërsa kanë regjistruar po ashtu tre amerikanë: Jones Kreeg Andre, London Malik La Shawn dhe Jordan Reed. Trepçën e ka lëshuar fundori Musab Mala, që ka kaluar te Borea.
Bashkimi i Prizrenit po ashtu ishte aktiv në momentet e fundit. Angazhoi tre amerikanët Tyler Lloyd, Zollo Vincent Antohony dhe Aaron Moss, ndërsa prej vendorëve mori Altin Morinën e Yllit dhe Adrian Xhibon, që erdhi nga Suedia. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).