Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka rezistuar në përballje me gjysmëfinalisten e Lojërave të fundit Olimpike, Poloninë.
Ndeshjen e luajtur të premten mbrëma në Povoa de Varzim të Portugalisë, polakët e fituan me rezultatin 30:19, por ata e kanë pranuar se nuk e kishin lehtë ndaj Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolonia vlerësohet superfuqi e hendbollit ndërkombëtar, ndërsa ka pasur telashe të dominojë ndeshjen ndaj Kosovës. Madje Kosova në shumicën e kohës në pjesën e parë ishte në epërsi, që shkoi deri në tre gola.
Ndonëse të vlerësuar autsajderë, hendbollistët kosovarë falë angazhimit të madh ia dolën të mbanin epërsinë deri në minutën e 22-të. Në minutat e fundit të pjesës së parë lojtarët e Kosovës i humbën dy penallti dhe kështu në pushim shkuan me rezultat negativ. 13:12 ishin shifrat në fund të pjesës së parë, në të mirë të Polonisë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.