Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça “shkel” Celtan, vazhdon tutje në Kupë

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Celta Vigos, për të vazhduar tutje në Kupën e Mbretit.

Ishte Leo Messi ai që pati fjalën kryesore në këtë takim, duke shënuar dy dhe asistuar një herë në fitoren prej 5-0, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi shënoi dy gola të shpejtë në minutat 13 e 15, pas asistimeve nga Jordi Alba.

Në minutën e 28 ishte Jordi Alba ai që çoi rezultatin në 3 me 0, këtë herë argjentinasi asistoi për të.

Dhe pas tre minutave Luis Suarez shënoi për 4 me 0, që doli të ishte goli i fundit në pjesën e parë.

Për golin e fundit u përkujdes kroati Ivan Rakitiq, i cili shënoi në minutën e 87.