Deputeti i PS-së, Bashkim Fino edhe zyrtarisht do të jetë kundërkandidat i Armando Dukës për kreun e Federatës shqiptare të futbollit.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në një intervistë në Televizionin Publik Shqiptar, Fino deklaroi publikisht se do të synojë postin drejtues të Federatës së Futbollit në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë garë, Fino do të duhet të përballet me presidentin aktual, që drejton Federatën prej 16 vitesh, Armando Dukën. Ky fundit, deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarizimin e kandidaturës së tij për një mandate të 5-të.
Bashkim Fino nuk dha dorëheqjen nga pozicioni si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke pretenduar se mandati prej ligjvënësi nuk e pengon aspak ligjërisht të kandidojë në për kreun e FSHF-së, transmeton SS.
Ai deklaroi se nëse do të arrijë të zgjidhet president i Federatës, do të tërhiqet nga aktiviteti politik dhe do t’i përkushtohet totalisht zhvillimit të futbollit në Shqipëri.
Kryetari i FSHF-së do të zgjedhet më 7 shkurt.