Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka konfirmuar dëshirën e argjentinasit Javier Pastore për t’u larguar nga klubi.
Pastore nuk është i lumtur më te Paris Saint-Germain dhe këtë tashmë e dinë edhe drejtuesit e klubit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Thiago Silvas, argjentinasi që ka humbur vendin e titullarit në ekip, ka kërkuar largimin qysh në muajin janar, transmeton kp.
“Pastore i ka kërkuar klubit që ta lejojë të largohet, pasi do të shkojë në një ekip ku mund të luajë rregullisht. Mirëpo ai ka marrë përgjigje negative nga klubi, pasi ata e duan ende këtu”, ka shtuar Silva.
Për Pastoren ka shfaqur interesim skuadra italiane Inter.