Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valverde: Coutinho blerje e madhe, presim shumë nga ai

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit ndaj Celta Vigos për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, shkëputi një mendim edhe për blerjen më të re të bluagranave, brazilianin Philipe Coutinho, me trajnerin e Barçës që thuri elozhe për ish-lojtarin e Liverpoolit.

“Presim një ndihmë të madhe nga ai. Jam i bindur që Coutinho do të përshtatet shpejt me lojën e skuadrës. Është një blerje e madhe për ne”, ka thënë Valverde.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me ndonjë lëvizje tjetër në merkato, Valverde shtoi se Barcelona kërkon të blejë më të mirët e Botës, transmeton Supersport.

“ Modeli i Barcelonës është gjithmonë i njëjti. Ne ndërhymë në merkato për të blerë më të mirët e Botës, por në të njëjtën kohë i kushtojmë një vëmendje të madhe edhe kanterës sepse objektivi është të prodhojmë Xavi dhe Iniesta të rinj. A do bëjmë blerje në mbrojtje? Mascherano është ende pjesë e jona dhe do të vazhdojmë me këta futbollistë që kemi”, ka thënë ai.