Jimmy Buttler ishte i pandalshëm në triumfin e Chicago Bulls.
Një natë para se të fillojë All Star Vikendi, në NBA u zhvilluan vetëm dy ndeshje. Bie në sy dueli i zhvilluar në United Center me Chicago Bulls që mposhti pas një ndeshjeje triler Boston Celtics me rezultatin e ngushtë 104:103.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë shënim i Butler, 0.9 sekonda përpara përfundimit të takimit ndali ecurinë pozitive prej katër fitoresh radhazi të Celtics. Bostoni iu afrua shumë fitores edhe në këtë ndeshje, por katër pikët rresht në fund të Bullsave përmbysën një disavantazh prej tre pikësh duke i shkaktuar skuadrës më të titulluar të NBA, disfatën e 20-të sezonale, transmeton kp.
Përveç se një përballje mes Chicagos dhe Bostonit pati edhe një duel direkt mes dy yjeve të momentit në basketbollin amerikan, Jimmy Butler dhe Isaiah Thomas. Nga 29 pikë dhe 7 asistime koleksionuan secili me ndryshimin e vetëm që Butler realizoi një kërcim më shumë se Thomas dhe në fund ishte pikërisht Chicago skuadra që festoi.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Washington Wizards nuk hasi në vështirësi ndaj Indiana Pacers të cilët i mundi me rezultatin e thellë 111:98. Porter me 25 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për ‘Magjistarët’ e kryeqytetit që renditen si ekipi i tretë në Konferencën e Lindjes.