Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi kinez ofron 90 milionë euro për Balen

Real Madridi raportohet se ka pranuar një ofertë prej 90 milionë eurove nga Guangzhou Evergrande për anësorin Gareth Bale.

Uellsiani, i cili ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në La Liga këtë sezon shkaku i një serie të lëndimeve, besohet se është i padëshiruar në Bernabeu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, ekipi kinez ka bërë këtë ofertë të majme me qëllim që të siguronte një transferim të mirë për klubin dhe për ligën kineze.

Kjo gazetë raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez është i interesuar për ofertën sepse do të mund t’i krijonte fonde për transferimin e yllit të PSG-së, Neymarit.

Këtë ofertë do ta refuzonte Bale, i cili është i hapur për një rikthim në Premier Ligë.

Manchester Unitedi, Chelsea dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit.