Kryebashkiaku i Liverpoolit, Joe Anderson, ka kërkuar nga policia angleze që të hetojë nëse ulja e çmimit për transferimin e Ross Barkleyt nga Evertoni te Chelsea është mashtrim.
Barkley u transferua te kampioni i Premier Ligës për 15 milionë funte ndërsa në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Evertoni kishte refuzuar 35 milionë funte të ofruara nga “Blutë” për shërbimet e anglezit 26-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë transferim po e cilëson si të dyshimtë Anderson, kryebashkiaku dhe një fans i madh i Evertonit. Në një seri të postimeve në Twitter, ai ka kritikuar Barkleyn, agjentin e tij, ndërsa i ka bërë thirrje Federatës angleze që të hetojë marrëveshjen, transmeton Koha.net.
Anderson ka shfrytëzuar postin e tij të kryebashkiakut për të shkruar një letër publike kryetarit të Federatës angleze, Greg Clarke dhe shefit të Premier Ligës, Richard Scudamore. Në këtë letër majori i Liverpoolit ka shkruar se transferimi mund të shihet si tentim për t’ia ulur vlerën lojtarit në tregun e transferimeve, me qëllim që të përfitojë lojtari, agjenti i tij dhe klubi blerës.
“Besoj se rrethanat e transferimit të tij tani duhet hetuar seriozisht. Është në interesin tuaj që së paku ta hetoni dhe të siguroni fansat që asnjë individ nuk është duke përfituar jashtëligjshëm nga këto transferime”, thuhej në letrën e kryebashkiakut të Liverpoolit, drejtuar Federatës dhe Premier Ligës.
“Jam aq i shqetësuar nga rrethanat e këtij transferimi saqë kam kërkuar nga autoritetet policore që të hetojnë nëse ka ndonjë mashtrim”, ka shkruar ai.