Antonio Conte ka insistuar se nuk pendohet për komentet kundër Jose Mourinhos, duke shtuar se lufta e fjalëve me menaxherin e Manchester Unitedit tani është personale.
Dy menaxherët janë përfshirë në një përplasje publike javën e kaluar. Conte e quajti portugezin “njeri të vogël”, i cili ka kujtesë të dobët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjalët e Contes erdhën si përgjigje ndaj Mourinhos, i cili tha se italiani ishte dënuar për kurdisje të rezultateve, por komentet e tyre u bën edhe më personale.
Ishte raportuar se përplasjen e tyre do ta zgjidhte Asociacioni i Menaxherëve të Ligës, por Conte ka kërkuar që këtë çështje ta zgjidhin vetëm menaxherët e përfshirë në përplasje.
“Mendoj se nuk është i rëndësishëm asociacioni. Nuk është. Të dy kemi thënë gjëra dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Conte.
I pyetur nëse është penduar për komentet, Conte ka shtuar: “A dukem si person i penduar? Jo nuk mendoj kështu. Ai tha fjalë serioze, përdori fjalë serioze dhe nuk do t’ia harroj. Ky nuk është problem i klubit, është problem mes meje dhe atij. Tani ndalem unë”.