Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq paguan gati një milion euro për shkak të fshehjes së tatimit

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, ka paguar gati një milion euro për autoritetet e taksave në Spanjë, në mënyrë që t’i ikë një dënimi me burgim për ikje nga tatimet, shkruan gazeta “El Mundo”.

Modriq pritej të merrte pjesë në seancën e së martës për t’iu përgjigjur dy akuzave për ikje nga tatimet më 2013 dhe 2014 dhe akuzohet për mashtrim prej rreth 870 mijë eurosh për dy vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke pranuar akuzat dhe duke bërë këtë pagesë, lojtari synon t’i ikë paraqitjeve në gjyq dhe rrezikut për burgim.

Modriq është lojtari më i fundit që ka pasur probleme me autoritetet e taksave. Para tij yje të shumta, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon ishin përfshirë në hetime.