Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se klubi nuk ka marrë asnjë kontakt nga Manchester City për transferimin e kilianit Alexis Sanchez.
Kontrata aktuale e Sanchezit skadon në fund të sezonit dhe mësohet se City ka bërë gati një ofertë prej 35 milionë funteve për 29-vjeçarin. Megjithatë, Wenger thotë se s’ka pasur bisedime mes dy klubeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse ka pasur një ofertë, Wenger ka thënë vetëm “Jo” në konferencën për media.
“Nuk pres asgjë. Jam i fokusuar për ndeshje. Kur ndodhin kërkesat ne ju përgjigjemi. Për momentin është shumë qetë. S’kam çka të shtoj”, ka thënë Wenger.
Arsenali luan me Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën EFL të mërkurën në mbrëmje.