Sulmuesi Marco Reus nuk e ka ndërmend të nxitohet për t'u kthyer në fushë pas kurimit të lëndimit, por ka shpresë se koha e mbetur do t'i mjaftojë për të siguruar një vend te Përfaqësuesja e Gjermanisë për Kampionatin Botëror "Rusia 2018".
Pasi nuk arriti të jetë pjesë e Gjermanisë në botërorin "Brazili 2014" dhe "Euro 2016" për shkak të lëndimeve, Reus po shpreson që më në fund ka ardhur koha të paraqitet në një turne të madh, për herë të parë prej vitit 2012.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari është pranë kthimit në fushë pas operimit të gjurit që e pati në muajin qershor të vitit të shkuar. Javën e shkuar Reus ka bërë një hap të madh drejt rikuperimit, pasi ka filluar të stërvitet me ekipin e Dortmundit që është në Spanjë për përgatitje. Ai në maj të vitit të kaluar në finalen e Kupës së Gjermanisë pati lënduar ligamentet e gjurit dhe që nga atëherë nuk ka luajtur.
Ai po shpreson të rrisë intensitetin e stërvitjeve në mënyrë që brenda pak javëve të jetë plotësisht i gatshëm për lojë. Këtë vikend nis pjesa pranverore e edicionit në Bundesligë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)