Trajneri Mauricio Pochettino ka deklaruar se do të jetë e pamundur për ta ndalur sulmuesin Harry Kane në Tottenham, nëse ai dëshiron të largohet nga klubi.
Pochettino e ka krahasuar sulmuesin anglez me situatën e Coutinhos dhe ka thënë se Spurs mund të përballet me të njëjtën gjë, raporton KTV. Kane, i cili shënoi 56 gola në vitin 2017, vazhdimisht është kërkuar nga skuadra të mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rasti i Coutinhos tregoi më së miri se sa e vështirë është t’i mbash lojtarët. Liverpooli është njëri ndër klubet me historinë më të madhe në botë dhe kur Coutinho ose ndonjë lojtar si Coutinho dëshiron të largohet, është shumë e vështirë ta mbash në ekip. Nëse ndonjë ekip paguan aq para si rasti i Barcelonës dhe Liverpoolit, si mund ta ndalësh? Kane është shumë i veçantë dhe ai e do klubin. Por, duhet të pajtohemi me gjithçka pasi nëse lojtari dëshiron të largohet, nuk mund ta ndalësh me forcë”, deklaroi Pochettino.