Në Amerikën e Jugut, ka filluar gara “Rally Dakar” për herë të dhjetë rresht.
Në etapën e parë të garës së këtij viti dhe të 40-të në total, shkëlqyen Nasser al-Attiyah në kategorinë e makinave, ndërsa në motorë u dallua Sem Sunderland.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa iu përket garuesve, në total janë 525 në të gjitha kategoritë me motoçikleta, makina e kamionë, raporton KTV. Të dielën, formë tejet të mirë pati edhe francezi Cyril Despres, i cili në ditën e parë të garës, të shtunën, pati vështirësi në garën që zhvillohet në Lima të Perusë.
Pesë herë kampioni, Despres, një ditë më pas e mori avantazhin e klasifikimit me 27 sekonda më shpejt se bashkëvendësi i tij, kampioni Stephane Peterhansel, që është duke e kërkuar titullin e 14-të në “Rally Dakar”, në kategorinë e makinave.
Në kategorinë e motoçikletave, kampioni në fuqi, britaniku Sam Sunderland, humbi nga garuesi spanjoll me Hondan, Joan Barreda, dhe përfundoi në vendin e katërt. Barreda kryeson para garuesit francez me Yamaha, Adrien van Beveren, me 2 minuta e gjysmë.